Policia merr zvarrë protestuesin, injoron thirrjet e turmës: Do të ngelë në...

Policia merr zvarrë protestuesin, injoron thirrjet e turmës: Do të ngelë në dorë, është i sëmurë

80
0
Shares

Protesta e Aleancës Kuqezi  para Kryeministrisë që degjeneroi në përplasje mes aktivistëve dhe protestuesve u pasua me shoqërimin dhe ndalimin e disa prej tyre.
Vetë AK, në faqen e saj në Facebook ka posuar video nga protesta dhe nga mënyra se si janë marrë zvarrë protestuesit.
Në këtë video duket policia që po merr peshë një protestues dhe dëgjohen thirrjet e aktivistëve të tjerë “Eshtë i sëmure mo, ej, do të ngeli në dorë”.
Përplasje mes protestuesit të Aleancës Kuqezi dhe policisë para Kryeministrisë, gjatë një proteste që zhvillohet sot në kuadër të 6 vjetorit të 21 janarit, e në kujtim të 4 viktimave. Protestuesit e AK kanë hedhur tymuese dhe kjo ka sjellë reagimin e policisë.
Para kësaj situate mbajti fjalën Kreshnik Spahiu kreu i AK-së, i cili akuzoi politikën se e ka harruar drejtësinë për 21 janarin.
“Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarre por ndryshe” paralajmëroi kreu i AK, Kreshnik Spahiu.
Më pas protestuesit u larguan, duke lënë pas shenjat e përplasjes dhe protestës. Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat disa protestues.
Ata më pas u arrestuan dhe u identifikuan si Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj, Shefki Sefa.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY