PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, statuti do të sjellë debate

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, statuti do të sjellë debate

98
0
Shares

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore ashtu sic ishte premtuar para pak kohëshm edhe nga kryetari Lulzim Basha.

Mbledhja pritet të nisë nga ora 18:00 dhe anëtarët e këshillit do të debatojnë rreth ndryhsimeve të propozuara në statut.

Këshilli Kombëtar i paraprin mbledhjes së Kuvendit Kombëtar që do të mbahet më 28 dhe 29 prill.

PD ka ngritur një grup pune që do të merret me ndryshimet statutore, ndërsa brenda partisë ka zëra që shprehen se qëllimi i vetëm është përforcimi i pozitave të kryetarit Basha.

“Të përjashtuarit” kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa pritet të diskutohet edhe propozimi i bërë pak kohë më parë nga Basha për një kryetar me mandat 2 vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY