Nuk ka patenta për shoferët e rinj, ja shkaku dhe sa duhet...

Nuk ka patenta për shoferët e rinj, ja shkaku dhe sa duhet të prisni

369
0
Shares

Kush ka aplikuar për të rinovuar apo për të marrë për herën të parë lejen e drejtimit do të duhet të presë të paktën 30 ditë. Kjo për shkak të rikthimit të tenderit të kartonëve të patentave. Kështu shprehet drejtoria e përgjithshme e shërbimit të transportit rrugor, e pyetur nga Report TV lidhur me penalizimin që po iu bëhet qytetarëve për pajisjen me patentë.

“Kanë kaluar afatet jashtë cdo situate normale nëse mund ta quajmë për t’u pajisur me një karton të lejes së drejtimit për qytetarët qoftë për rinovim apo at a që aplikojnë për herë të parë. Për hir të transparencës, u ribë nga e para dhe kjo mori kohën e vetë, ka 10 ditë që është shpallur kompania fituese e tenderit, nuk është ajo kompani që ka qenë më parë. Mendoj që jemi në specifikimet e fundit për pajisur gjithë qytetarët shqiptarë me leje drejtimi”, shprehet Enea Andrea.

Aktualisht është gjetur një zgjidhje për ata që duan të qarkullojnë brenda territorit shqiptar, por jo për personat që duan të lëvizin jashtë.

“Ata që kanë bërë pagesën janë pajisur me një kopje përmbledhëse e cila në një marrëveshje me policinë rrugore iu jep të drejtën të qarkullojnë brenda territorit shqiptar. Problemi është për ata që udhëtojnë jashtë shtetit pasi nuk mund të pajisen dot me leje drejtim”, shton Enea Andrea.

Por, a lë kjo situatë vend për korrupsion dhe abuzim?

“Jo pak portale kanë hedhur alibi sepse asgjë nuk ka të vërtetuar apo konkrete, që i kanë kërkuar qytetarët të pajisen me karton kundrejt një pagese. Të gjithë kanë hedhur tymnaja, por ju garantoj që asnjë qytetar në ccfarëdolloj rangu nuk ka marrë asnjë leje drejtimi jashtë radhe”, sqaron Enea Andrea

Aktualisht kartonët e lejeve të drejtimit janë shpërndarë me fonde të drejtorisë së përgjithshme të shërbimit rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY