FOTO/ Tom Doshi në kundërsulm ndaj Edi Ramës: Edhe ti do ta...

FOTO/ Tom Doshi në kundërsulm ndaj Edi Ramës: Edhe ti do ta bash Vetting-un

151
0
Shares

Ndërsa Edi Rama po fliste në Kuvend për reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, ku tha se nuk do të shpëtojnë as politikanët nga drejtësia e çliruar, ka ndërhyrë duke folur nga vendi deputeti Tom Doshi, raporton TCH.

“Edhe ti do ta bash vetingun!”, mësohet të ketë thënë Doshi, teksa Rama thjesht i hodhi një shikim pa reaguar dhe duke vijuar të fliste për bashkëpunimin e opozitës.

 

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi dhe vetingun, tha se nuk do të mjaftojë vetëm largimi i gjykatësve dhe prokurorëve, ashtu si dhe politikanët, por do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

Vetëm pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.

Ndërkohë sot, Tom Doshi, ka kërkuar vetting për politikanët. Duke folur për gazetarët ai tha mjafton të hetohet shkollimi i fëmijëve, dhe jeta e luksit që bëjnë.

“Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin”, tha Doshi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY