Dëshmia e mësueses ekstremiste para gjykatës: Para dy vitesh e dija se...

Dëshmia e mësueses ekstremiste para gjykatës: Para dy vitesh e dija se ISIS ishte i mirë

73
0
Shares

Zbardhet dëshmia e mësueses ekstremiste Emine Alushi, e cila u arrestua dy ditë më parë pasi u pa se si në një video gjatë orës mësimore u thoshte nxënësve se ISIS është organizatë me funksion pozitiv.
Pak para se për të Gjykata e Shkodrës të caktonte masën ‘arrest shtëpie’, Alushi pohoi para togave të zeza se para dy vitesh nuk e dinte se kush ishte ISIS, pasi e kishte menduar si një organizatë politike që do të mbronte Sirisë nga Assadi.
Teksa u pyet nga trupa gjykuese se çfarë mendonte sot për ISIS, mësuesja pohoi se ajo është kthyer në organizatë kriminale dhe se kishte vrarë shumë njerëz të pafajshëm.
Në videon e publikuar pak ditë më parë, e realizuar 2 vite më parë, mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.
Madje mësuesja nis të bëjë propagandë pro ISIS-it, duke thënë se mediat gënjejnë për ato që shkruajnë mbi këtë organizatë terroriste. Ajo madje thotë edhe për Bin Ladenin se ka qenë një lider i mirë.
Mësuesja u arrestua në Shkodër dhe më pas u dërgua drejt Tiranës, pasi çështja i ka kaluar Krimeve të Rënda. Mësuesja Emine Alushi punonte si zëvendësuese në medresenë e Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY