EMRI & FOTO/ Irlandë, rezultonte e humbur prej 11 prillit, gjendet shqiptarja...

EMRI & FOTO/ Irlandë, rezultonte e humbur prej 11 prillit, gjendet shqiptarja 17-vjeçare

143
0
Shares

Që prej së mërkurës një 17-vjeçare shqiptare rezultonte e humbur në Irlandë, por fatmirësisht është gjetur.

Olta Dodaj iu bashkua familjes së saj në gjendje të mirë, por ende nuk dihen detaje se çfarë ka ndodhur me të. Ajo ishte zhdukur nga Newbridge, Co. Kildare, që nga 11 prilli.

Mediat vendëse shkruanin se 17-vjeçarja u pa për herë të fundit të mërkurën, më 11 prill, rreth orës 14.45 në Newbridge.

Pas alarmit të dhënë nga prindërit, policia lokale lëshoi dy deklarata ku kërkonte ndihmë për gjetjen e saj, duke përfshirë një kërkesë drejtuar bashkësisë shqiptare në Irlandë për t’i ndihmuar për gjetjen e saj.

Ndërkaq, policia falënderoi publikun për ndihmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY