Kukësi sot në protestë: Lironi vëllezërit tanë!

Kukësi sot në protestë: Lironi vëllezërit tanë!

265
0
Shares

11 qytetarë të Kukësit mbahen në burg prej datës 1 prill pasi akuzohen për shkatërrim prone dhe kundërshtim të policisë. Ata u arrestuan për protestën në Rrugën e Kombit kundër taksës prej 5 euro. Ndërsa nesër pritet rivlerësimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, sot në Kukës mbahet një protestë, ku kërkohet lirimi i tyre.

Protesta e thirrur dhe organizuar nga Këshilli Bashkiak i Kukësit, do të mbahet para Gjykatës së këtij qyteti në orën 11:00.

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës.Ju ftojmë të merrni pjesë”, thuhet në deklaratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY