Drejtori i operacionit: ‘Fundi i Marrëzisë’, një show

Drejtori i operacionit: ‘Fundi i Marrëzisë’, një show

211
0
Shares

Ish-drejtuesi i policisë dhe operacionit “Fundi i marrëzisë”, Ismail Elezi rrëfen për Top Channel përplasjet për goditjen e lojrave të fatit. Ish-drejtori Kundër Krimit Ekonomiko-financiar u shkarkua nga detyra në mes të operacionit, i cili sipas tij kishte vetëm një qëllim.

“Debati që kam pas me ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshem ishte se duhet të mbyllnim çdo aktivitet, i thash nuk mund të kryejmë veprime arbitrare. Por kush ishte qëllimi dhe për këtë e them me përgjegjësi të plotë, qëllimi ishte që i gjithë aktiviteti i lojrave të fatit të monopolizohet nga 2-3 persona. Përgjegjësi për këtë ishte vetëm një, Saimir Tahiri”, deklaron ai.

Sipas Elezit, situata sot është me keq se para operacionit fundi i marrëzisë.

“Jo vetëm që ka një shtrirje shumë më të gjerë, por nëse më parë kishte subjekte që operonin për vete, sot janë vetëm 2-3 persona, çohen 6 deputetë dhe kërkojnë shtyrje dhe Parlamenti e miraton dhe loja vazhdon”, vijon ish-drejtori i Krimit Ekonomik.

8 muaj nga skadimi afatit për zhvendosjen e lojrave të fatit, nga vëzhgimi në terren rezulton se pika bastesh dhe kumari mund të gjesh pranë shkollave, por edhe institucioneve të kultit, jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY