Olta Xhacka bën propozimin e pazakonshëm në Pentagon

Olta Xhacka bën propozimin e pazakonshëm në Pentagon

200
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë propozimin më të rëndësishëm të karrierës së saj gjatë një takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhaçka tha se i ka vënë në dispozicion SHBA dhe NATO-s, bazat e ushtrisë shqiptare, ajrore, detare dhe ato tokësore.

Por duket se Xhaçka nuk ka marrë një premtim nga Mattis nëse SHBA do të vendosë të ketë prezencë ushtarake në Shqipëri.

Sipas ministres Xhaçka, vendi ynë nuk kërcënohet vetëm nga influenca e Rusisë por edhe nga “Influenca nga Jugu”. Xhaçka përmendi këtu ekstremizmin fetar.

Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë kërkesë?

Në radhë të parë unë dua të vlerësoj angazhimin operacional të FA të Shqipërisë që kanë realizuar këto vite. Ne jemi për NATO-n por edhe për SHBA një faktor stabiliteti në rajon.

Ne diskutuam për të gjitha sfidat jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë. Kërkesa jonë vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saja në Ballkanin Perëndimor. Duke patur parasysh këtë bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha bazat tona.

A keni marrë ndonjë sinjal se NATO ka interes të ketë një bazë të tillë?

Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Megjithatë unë mendoj që një prezencë e NATO apo SHBA në një vend që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se mund të jetë një aleat shumë i denjë, do të ishte një mundësi e mirë për modernizimin e forcave tona. Padiskutim që kanë të bëjnë me ndikimin rus por edhe nga Jugu, ekstremizmi fetar.

Kjo kërkesë është bërë edhe më herët dhe duket se nuk ka një aprovim.

Ne nuk po diskutojmë për aprovim por për të thelluar bashkëpunimin me NATO dhe aleatët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY