VIDEO/ Itali, shqiptari hidhet nga tarraca e pallatit në Romë, policët “spektakël”,...

VIDEO/ Itali, shqiptari hidhet nga tarraca e pallatit në Romë, policët “spektakël”, e kapin në ajër

237
0
Shares

Policët italianë kanë shpëtuar në çastin e fundit një të ri shqiptar që u hodh nga tarraca e një pallati në Romë. I riu 26-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga tarraca e pallatit pesëkatësh në rrugën “Lorenzo il Magnifico”, zona Porta Pia.

I riu, ndoshta për shkak të problemeve psiqike, nga të cilat vuan, hipi në tarracë, mbylli derën duke lënë çelësin në bravë për të mos lejuar të tjerët që ta hapnin, dhe u ngjit në cepin e bordurës, duke qëndruan thuajse pezull në skaj të saj.

Kalimtarët njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje, ashtu si dhe zjarrfikësit. Policët hipën në tarracë duke u kacavjerur nga ballkonet dhe tentuan të bisedonin me djalin, por ai kërcënoi se do të hidhej po t’i afroheshin më tepër.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, policët iu afruan, por shqiptari i vuri re dhe u hodh. Për fatin e tij të mirë policët arritën ta kapnin nga këmbët dhe e ngritën me shumë mundim, pasi edhe i varur në ajër 26-vjeçari u përpoq t’u shpëtonte nga duart për ta rënë përtokë.

Tashmë ai gjendet në poliklinikën Umberto I, ku i është nënshtruar trajtimit të detyruar shëndetësor.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY