VIDEO/ Basha: Rekomandimi ftesë për tu futur në oborrin e BE, por...

VIDEO/ Basha: Rekomandimi ftesë për tu futur në oborrin e BE, por dera nuk është hapur ende

103
0
Shares

Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në selinë e PD, menjëherë sapo mbërriti nga Berlini dhe në Rinas madje takoi edhe zyrtarën e BE, Federica Mogherini që largohej nga Shëqipëria. Basha tha se ka lobuar në Gjermani për hapjen e negociatave.

Por ai e pati me merak të sqaronte se edhe njëherë shprehjen se është dita për të punuar jo për të festuar.

“Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europan është ftesa për tu futur në oborrin e Bashkimit Europian, por derën e hapin vendet e BE-së të cilat në qershor mbldhen në samit dhe mes shumë çështjeve të tjera vendosin dhe për Shqipërinë. Hapja e negociatave është proces i gjatë dhe i mundimshëm me 35 kapituj. Na pret një punë e gjatë dhe voluminoze që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ekonominë, luftën ndaj krimit. Vetë hapja e kapitujve është i mundimshëm. Sot nuk është dita për të festuar por për të punuar. Ne e kemi nisur punën që para se të vinte lajmi i mirë i rekomandimit pozitiv nga KE”, u shpreh Basha.

Ai tha se gjermanët janë skeptikë ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“E kemi nisur me takime në Gjermani me takime të rëndësishme për të bindur deputetët gjermane që të votojnë pro që vendit tonë ti hapen negociatat. Kërkuam të mos bëjnë gjyqtarin se po e bën negociata. Moshapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljne e ligjit. Ndëshkon rininë, qytetarët, opozitën që kërkojnë reforma të thella. Nëse nuk ndodh do i hapë më shuëm rrugën krimit, shumë qytetarë do ikin”.

Bashkëbisedim me gazetarët pas vizitës tre ditore në Berlin, ku lobuam në emër të opozitës, për hapjen e negociatave për Shqipërinë

Publiée par Lulzim Basha sur mercredi 18 avril 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY