FOTO & EMRI/ Britani, burg shqiptares, aplikoi për transplant të veshkës por...

FOTO & EMRI/ Britani, burg shqiptares, aplikoi për transplant të veshkës por i zbuluan dokumentet false

205
0
Shares

Gjykata e Britanisë së Madhe dënoi me 14 muaj burg Fatmira Tafën, një grua nga Shqipëria pasi u zbulua se përdorte dokumenta të falsifikuara për të jetuar në Kardif.

31 vjeçarja kishte siguruar një pasaportë false duke u hequr si shtetase greke me emrin Eleni Manola. Fatkeqësisht për të, gruaja u prek nga një sëmundje në veshka dhe aplikoi për një transplant. Daily Mail shkruan se transplanti do të kishte kushtuar 72 mijë paund, por gjatë aplikimit emigrantja u zbulua dhe u arrestua.

Fatmira Tafa tregoi se ishte fshehur në një kamion për të hyrë në Britaninë e Madhe ku e priste i dashuri i saj. Pavarësisht se nuk kishte rekorde të tjera kriminale dhe e sëmurë, Gjykata e Kardifit e dënoi me 14 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY