Stamboll, në pranga një nga grupi i Met Kananit

Stamboll, në pranga një nga grupi i Met Kananit

176
0
Shares
Met Kanani

Një operacion i gjerë antidrogë me pjesëmarrjen e forcave speciale dhe i mbështetur me helikopter nga ajri është zhvilluar të martën në Stamboll.

Gazetar turke “Hurriyet” raporton se gjatë bastisjeve të njëkohshme në 14 adresa, janë arrestuar 15 persona, njëri prej të cilëve është njeri i Met Kananit, baronit të drogës që u kap në Turqi muajin e kaluar me 1.1 ton kanabis.

Sipas medias turke bëhet fjalë për personin me iniciale M.Y., i cili po merret në pyetje. Nuk dihet ende nëse i arrestuari është shqiptar apo turk.

Në operacionin e së martës, në të cilin morën pjesë edhe forcat speciale, është sekuestruar edhe një sasi e papërcakturar droge.

Met Kanani, i njohur me pseudonimin “Met shqiptari” ishte arrestuar me 20 Mars sëbashku me 10 persona të tjerë në Mugla, ku nga maja e një kodre po shikonte mbërritjen në portin turk të një anijeje me 1.1 ton kanabis, shkruan tvklan.al.

Policia turke nisi aksionin për arrestimin e trafikantëve pas një hetimi 6-mujor, duke vënë në pranga 11 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Droga e sekuestruar kapte vlerën e mbi 5 milionë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY