Rama justifikohet për mosarrestimin e Tahirit: Fajin e ka Venecia dhe Prokuroria

Rama justifikohet për mosarrestimin e Tahirit: Fajin e ka Venecia dhe Prokuroria

164
0
Shares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me ish-ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahiri. Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën me Mogherinin në lidhje me Tahirin.

Kryeministri këtë herë gjeti shpëtim te Komisioni i Venecias. Sipas tij, qeveria dhe mazhoranca kanë zbatuar “pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

“Është shumë e rëndësishme të shpjegojmë se në rastin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisës ka zbatuar në frymë dhe germe gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar gjithashtu një komision në Kuvend thirret për të trajtuar gjendjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.

Unë e kam thënë dhe po presim që prokuroria të kthehet me të paktën një provë. Jo dhjetë. Një të vetme. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është shumë larg të qenit një trupë e influencueshme për sa i përket anës së shumicës ndërsa teorikisht mund të pranojmë spekulime për mundësinë e influencës”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY