VIDEO/ Protestë e pazakonshme, emigranti bllokon rrugën me vazo e kosha plehrash:...

VIDEO/ Protestë e pazakonshme, emigranti bllokon rrugën me vazo e kosha plehrash: Të vijnë qeveritarët ja q*** nënën, ta shohin

254
0
Shares

Një emigrant i kthyer nga Italia në vendlindje ka protestuar sot në një formë të pazakontë për amortizimin e rrugës. Emigranti Gesti Sinjoni nga Xhafzotaj, i kthyer 2 javë më parë nga Italia me familjen ka protestuar individualisht duke bllokuar me vazo lulesh dhe kosha plehrash rrugën Durrës- Shijak për disa minuta.

Shkak për protestën siç thotë dhe ai vetë është amortizimi i tejskajshëm i këtij segmenti. Rruga është e gjitha me gropa, tejet e dëmtuar. Gazetarja Klodjana Haxhiaj, e cila ka siguruar dhe videon, raporton për “BalkanWeb” se për disa minuta trafiku në këtë rrugë u bllokua, ndërsa policia ka ndërhyrë për ta larguar.

Emigranti iu ka kërkuar policëve ta lejojnë të protestojë në këtë formë, sepse sipas tij, kjo rrugë nuk preket me dorë prej 20 vitesh.

Në shenjë solidariteti me kërkesat e tij, protestës iu bashkuan shoferët dhe banorët që u bllokuan në trafik duke i dhënë të drejtë.

Emigranti: Na lër o burrë të protestojmë, po bën 20 vjet kjo rrugë.
Policia: Bëje me procedurë.
Emigranti: Kam ardhur prej Italie nuk di asnjë procedurë. Na lër të protestojmë. Ka 20 vjet kjo rrugë që nuk bëhet.
Policia: Bëj kërkesë protesto. Nuk lejohet… kjo është e paligjshme.
Emigranti: Ta marrë vesh gjithë dynjaja. Nuk shtrojnë një rrugë për 20 vjet. Të shkojmë në punë. Le të vijnë qeveritarët ja q*** nënën, ta shohin.
Banorët: Këtij hallall ja bëftë Zoti, po qenka vetëm.
Emigranti: Të gjithë ikin, asnjë s’ka b*** të bëjë protestë, të gjithë ikin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY