DETAJE/ Dyshimet për lidhjen e shqiptarit me 613 kg kokainë të bllokuar...

DETAJE/ Dyshimet për lidhjen e shqiptarit me 613 kg kokainë të bllokuar në Durrës – Prej 14 vitesh në Kolumbi, humbi kontaktet para 1 muaji

149
0
Shares
Andrea Lagjaj

Vrasja e 41-vjeçarit nga Borshi i Sarandës, Adriatik Lagjaj, në fillim të këtij muaji në Kolumbi është dyshuar si e lidhur me sasinë rekord prej 613 kg kokainë të sekuestruar në Durrës.

Shqiptari që jetonte prej 14 vitesh në Kolumbi dhe njihej edhe me emrin Andrea, u qëllua me dy plumba në kokë nga dy persona me motor më 3 prill. Vrasja e tij, e konsideruar edhe nga mediat vendëse si mafioze, ka hedhur dyshime të forta për lidhje të tij me kokainën e kapur në portin e Durrësit.

Por babai i tij, Eqerem Lagjaj, mohon akuzën që i biri i tij të jetë përfshirë në trafikun e drogës, duke thënë se djali bënte një jetë modeste në vendin e Amerikës Latine. Sipas tij, ai jetonte nga të ardhurat që merrte nga një qendër interneti.

Duke bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes, 67-vjeçari nga ana tjetër thotë se, shteti shqiptar nuk i ka ofruar asnjë ndihmë për sjelljen e trupit të të birit.

“Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan që qe ai. Kërkuam ndihmën e Ministrisë së Jashtme, por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme. Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje. Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës”, tregon Eqerem Lagjaj.

Ndërsa njerka e tij tregon se, Adriatiku ka vizituar Shqipërinë në shkurt të vitit të kaluar. Gjithashtu, ajo shprehet se 41-vjeçari kishte krijuar familje me një kolumbiane, me të cilën ka një fëmijë, pasi më parë ishte divorcuar me gruan shqiptare, me të cilën ka një djalë.

“Lajmin e morëm më 3 prill në 08:00 të mëngjesit, djali ka qenë në Kolumbi me pasaportë, me familjen. Nusja quhet Fani, mori vëllain e Adriatikut në telefon. Nuk dimë hollësira”, shprehet njerka e shqiptarit të vrarë në Kolumbi. Më pas, nga ekspertiza mjeko-ligjore është konfirmuar se bëhej fjalë pikërisht për 41-vjeçarin shqiptar dhe nga autopsia ka rezultuar se është qëlluar me dy plumba në kokë.

“Me plumb në kokë na tha e kanë qëlluar, hollësira ne nuk na thonë se prekemi. E pashë vetë tha. Bënë ceremonitë mortore në një kishë dhe e varrosën. Më datë 3 vdiq, më 5 prill u varros”, thotë Zelie Lagjaj duke shtuar se nuk kishte dijeni që djali i saj të merrej me punë të pista.

“Ne nuk dimë asgjë, nuk na ka thënë njeri gjë, nuk është ankuar ndonjëherë për ndonjë konflikt, ishte vjet në shkurt, ndenji 10 ditë dhe iku. Nuk ishte i pasur, jetonte me këtë qendër interneti”, shton 66-vjeçarja. Ndërsa më tej, ajo tregon se kohët e fundit 41-vjeçari nuk ka pasur kontakte të shpeshta me familjarët dhe se një muaj para vrasjes kishte shkëputur çdolloj kontakti me ta. Panorama

Eqerem Lagjaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY