U plas granata në oborrin e shtëpisë, vdes djali 22 vjeçar, plagoset...

U plas granata në oborrin e shtëpisë, vdes djali 22 vjeçar, plagoset rëndë daja i tij

69
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur daja i tij. Shkak është bërë shpërthimi i një granate, teksa dy personat, dajë e nip, ishin duke ndërhyrë në tubacionet e ujësjellësit.
Granata, e cila ka shpërthyer, mësohet se ndodhej në avllinë e banesës së tyre.
Fillimisht dajë e nip kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por 22-vjeçari Endri Guce, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në gjendje të rëndë ndodhet daja i Endrit.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY