Gazetarja e Financial Times gozhdon Mogherinin: Si do të bindni Francën e...

Gazetarja e Financial Times gozhdon Mogherinin: Si do të bindni Francën e Gjermaninë për negociatat me Shqipërinë?

152
0
Shares

Tashmë është zyrtare, Komisioni Europian i propozon BE-së të hapë negociatat me Shqipërinë. Rekomandimi pozitiv u lexua nga Federica Mogherini në një konference për mediat nga selia e komisionit. Menjëherë pas deklaratës së saj dhe komisionerit Hahn, erdhi pyetja e parë nga gazetarja e Financial Times e cila specifikoi Shqipërinë në pyetjen e saj, ndonëse negociatat u hapën edhe me Maqedoninë. Zyrtarja e lartë nuk mundi të japë një përgjigje të saktë nëse e ka luftuar qeveria shqiptare korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pyetje: Znj. Mogherini si do të bindni shtetet e mëdha si Franca dhe Gjermania për të hapur negociatat me Shqipërinë, kur dihet se krimi i organizuar është në nivel të lartë?

Përgjigje: S’ka shtete të mëdha dhe e të vogla. Jemi 28 shtete anëtare të BE. Nuk i takon komisionit të bindë shtetet anëtare, sepse jemi institucione të veçanta. Dokumenti që miratuam sot në mënyrë kolegjiale tregon qartë se si ka qenë dhe si është situata në Shqipëri. Nuk do të bëj komunikim të hollësishëm sepse do të jem vetë prezent në Tiranë e Shkup sot dhe nesër dhe atje do jap më shumë detaje.

Rezultatet e para janë të dukshme. Vendimi që morën ne u bë mbi bazën e vlerësimeve të rrepta. Masat nga Shqipëria janë marrë, rezultatet po vijnë…

Ne duam që këto shtete të avancojnë me reformat (Shqiperia e Maqedonia). I takon shteteve anëtare për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY