LAJMI I FUNDIT/ KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë

LAJMI I FUNDIT/ KE rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë

171
0
Shares

Komisioni Europian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Ne nje deklarate se bashku me eurokomisionerin Hahn, Federica Mogherini ka dhene lajmin e mire nga Brukseli.

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini dha e para lajmin e mirë duke shqiptuar qartë dhe paekuivik se, “Sot komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë”.

Raporti prej 37 faqesh është publikuar pak minuta më parë dhe me anë të cilit, Komisioni Europian i rekomandon anëtareve të BE-së, hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

“Ballkani Europian është në Europë dhe do jenë pjesë e BE. Ky është momenti ku ne njohim ndyshime pozitive që të kenë progres të pakthyeshëm drejt BE”,- tha Mogherini.

Përveç Shqipërisë, KE ka rekomanduar edhe hapjen e negociatave me fqinjët tanë, Maqedoninë.

“Të dyja vendet kanë bërë punë të mirë”, vlerësoi Mogherini.

***

Raporti i progresit do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv.presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini, sot ku do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas vlerësimit të 5 prioriteteve kryesore të vendosura nga Komisioni Europian, në vëmendje nga Brukseli do të jetë mbarëvajtja e Reformës në Drejtësi, e veçanërisht procesi i vetingut. Sipas EUObserver, raporti prej 37 faqesh i progresit që ka bërë Shqipëria në këtë një vit e gjysmë, pasi për vitin 2017 nuk pati raport, thuhet se është bërë përparim në pesë prioritetet kyçe.

“Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”, thotë raporti i Komisionit.

Në raport vlerësohet ecuria në Reformën në Drejtësi dhe aty reflektohen të gjitha zhvillimet kryesore, që nga nisja e procesit të Vetting-ut. Komisioni përmend dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të profilit të lartë, mes të cilëve ishte edhe një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Sipas Komisionit, reforma në administratën publike për rritjen e profesionalizimit, efikasitetit dhe sidomos depolitizimit të saj ka ecur me hapa të kënaqshëm.

Duke u ndalur te korrupsioni dhe krimi i organizuar, përfshirë këtu edhe kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, Komisioni vëren se gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje, por thotë se duhet më shumë punë për çmontimin e grupeve kriminale, ndëshkimin e krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave.

“Përgjithësisht ka pasur një progres gjatë kësaj periudhe, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit (2017).

Shqipëria duhet të përshkallëzojë punën në konfiskimin e pasurive kriminale dhe të vazhdojë me sekuestrimin dhe shkatërrimin e të gjithë hashashit të mbetur stok në vend.

Bashkëpunimi mes Policisë dhe Prokurorisë ka vend për përmirësim dhe ka pasur pak progres në çmontimin e grupeve kriminale, numri i të dënuarve si koka të grupeve kriminale vazhdon të jetë shumë i ulët.

Më shumë përpjekje nevojiten në luftën kundër pastrimit të parave, për goditjen e aseteve kriminale dhe të pasurive të pajustifikuara”, thuhet më tej në raport. Edhe sa i takon luftës kundër korrupsionit, Komisioni njeh pak përparësi.

“Progres domethënës u krye me amendimet e Kodit të Procedurës Penale. Një zinxhir organizmash antikorrupsion, përfshirë edhe një prokuror të posaçëm pritet të ngrihen. Numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm u rrit në krahasim me periudhat e mëparshme. Ndëshkimi i korrupsionit në rangun e zyrtarëve të lartë ndodhi përgjithësisht në sistemin e drejtësisë, megjithatë, numri i të dënuarve mbetet mjaft i ulët. Korrupsioni mbetet prevalues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, vëren KE.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY