VIDEO & FOTO SKANDAL/ Mashtrimi i kryeministrit Rama në “Facebook”, rishfaq të...

VIDEO & FOTO SKANDAL/ Mashtrimi i kryeministrit Rama në “Facebook”, rishfaq të punësuarit e disa viteve më parë

938
0
Shares

Që para 2 muajsh kur qindra familje u hoqën nga ndihma ekonomike simbolike prej 4 500 lekë në muaj dhe Rama u përball me reagimin e ashpër të opozitës, nuk i ndal postimet propagandistike në facebook. Sipas tij, alternativa e kësaj qeverie është punësimi dhe jo lëmosha për të varfërit. Por kush janë të punësuarit? Le ti referohemi rastit të fundit që Kryeministri Edi Rama postoi në facebook mëngjesin e sotëm (e martë).

“Me Suadën, që tregon se si nisja e punës qoftë edhe me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Kush është Suada Çeka, që Kryeministri e bën personazh publik? Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit gjejmë se Suada është punësuar në shtator të vitit 2015 pranë kompanisë “Forschner Albania”.

“Suada Çeka, 29 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është regjistruar prej kohësh pranë Zyrës tonë. Ka qënë pjesë e Programeve të Nxitjes së Punësimit pranë një shtypshkronje. Tashmë, finalizuam me sukses së bashku punësimin e saj tek “Forschner Albania”.Urojmë shumë suksese për Suadën!”, shkruhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në shtator 2015.

Një muaj më pas në tetor 2015 po kjo faqe shkruan: “Në ambientet e punës së “Forschner Albania” takojmë Ajshe Goga, Elvana Tafa, Brunilda Stafa dhe Suada Ceka, . punonjëset më të reja të kësaj kompanie, ndërmjetësuar nga ne. Falenderojmë kompaninë “Forschner Albania” për mundësinë që i ofron kanditdatëve të zyrës tonë të punësimit”.

Pra, 1 e punësuar, 3 reklama! Dy herë nga shërbimi i punësimit e një herë nga Kryeministri.

Në çdo vend të botës kjo është një procedurë normale që ndodh rëndom në zyrat e ndërmjetësit, qofshin shtetërore apo private, ndërsa në vendin tonë kjo shihet si arritje qeveritare! Opinion.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155732922576523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY