Flet njerka e shqiptarit të vrarë në Kolumbi: Ja si e mësuam...

Flet njerka e shqiptarit të vrarë në Kolumbi: Ja si e mësuam vrasjen e tij…

231
0
Shares
Andrea Lagjaj

Andrea Lagjaj, 41 vjeç nga Saranda është vrarë në Kolumbi afro një muaj pasi në Durrës u kap një kontenier me 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Nuk dihet ende nëse ka lidhje mes këtyre dy ngjarjeve, por ngjarja ka ndodhur në Bogota ku flitet se ka bazën “Clan de Golfo”, karteli i skeduar si dërguesi i sasisë së kokainës.

Për vrasjen e Andrea Lagjajt, ka folur për Report Tv, njerka e tij, Zelina Lagjaj që banon në Sarandë. Ajo ka treguar se Andreau kishte 14 vjet që jetonte në Kolumbi ku ishte martuar me një shtetase kolumbiane me të cilën kishte edhe një fëmijë, ndërsa nga një martesë e mëparshme kishte edhe një tjetër djalë. Lajmin për vrasjen e Andreaut e kishin marrë vesh më 3 prill, kur nusja e djalit i kishte marrë në telefon dhe u kishte thënë se Andreau ishte vrarë.

“Lajmin e morëm në 3 prill në 08:00 të mëngjesit, djali ka qenë në Kolumbi me pasaportë, me familjen. Ka pasur një qendër interneti atje, hollësira nuk dimë se nuk kemi jetuar atje. Nusja e tij njoftoi djalin në Tiranë, ai nuk dinte shumë mirë spanjisht, njoftoi motrën në Borsh që është martuar. Nusja quhet Fani, mori atë direkt me gjysma fjalë spanjisht gjysma anglisht, u kuptua që po qante, ajo tha që nuk di gjë të saktë, dy shkoj pas dy orësh, pasi ishte në Bogota. Nuk dimë hollësira. Vajti nusja pas dy orësh, po lidheshim me internet dhe i thamë na dërgo foto se nuk e besojmë. Na e dha lajmin. Njoftoi në Amerikë, pasi burri im ka vëllanë dhe familjen. Këtu do të shkoj vetë më tha, se e kemi më lehtë lehtë, ne e kemi më të vështirë nga ekonomia dhe vizat”, tregon Zirina Lagjaj.

Më tej ajo tregon se pasi ishte konfirmuar se trupi i pajetë i përkiste djalit të saj, autopsia kishte zbuluar se ishte ekzekutuar me dy plumba në kokë.

“Me plumb në kokë na tha e kanë qëlluar, hollësira ne nuk na thonë se prekemi. E pashë veta tha, rrini të qetë. Bënë ceremonitë mortore në një kishë dhe e varrosën, në datë 3 prill vdiq, në 5 prill u varros”.

Zelina Lagjaj shprehet se nuk kishte dijeni që djali i saj të merrej me punë të pista, por se ai kishte një qendër internet dhe bënte një jetë modeste jo me pasuri të madhe. Për herë të fundit Andrea Lagjaj ka qenë në Shqipëri në muajin shkurt të vitit të fundit dhe më pas ishte kthyer sërish në Kolumbi ku jetonte me dokumente të rregullta.

“Ne nuk dimë asgjë, nuk na ka thënë njeri gjë, nuk është ankuar ndonjëherë për ndonjë konflikt, ishte vjet në shkurt, ndjeni 10 ditë dhe iku, nuk është i pasur, jetonte me këtë qendër interneti”.

“Ne nuk kemi folur me të, por me vajzën time, me motrën e tij dhe vëllanë që është inxhinier në Tiranë komunikonte çdo ditë”, shton ajo.

Nuk dihet nëse edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një vrasje për shkak të prishjes së pazareve të drogës apo një vrasje për ndonjë konflikt të Andrea Lagjajt në Kolumbi. E vetmja lidhje e deritanishme është se 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia u kapën në fund të shkurtit në Durrës ndërsa një muaj më pas vritet në Bogota një shqiptar. Nga ana tjetër hetimet në Shqipëri për sasinë e kokainës nuk kanë shënuar përparim, në burg mbahen vetem dy punonjës të thjeshtë, shoferi i kamionit dhe menaxheri i Arbri Garden. Nuk ka asnjë informacion se kush ishte porositësi i një sasie kaq të madhe droge në vendin tonë.

Andrea Lagjaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY