DETAJE/ Çfarë gjeti policia në skafin me dy italianë në Vlorë

DETAJE/ Çfarë gjeti policia në skafin me dy italianë në Vlorë

75
0
Shares

Policia e Vlorës ka reaguar për herë të parë për skafin e gjetur sot në Vlorë, ku udhëtonin dy italianë, të cilët tentuan t’i iknin asaj.
Policia thotë se në këtë skaf nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Por ka dyshime të forta, pasi dy skafistët italianë tentuar t’i iknin policisë.
Ata janë marrë në pyetje nga Policia dhe më pas janë liruar. Por skafi mbetet ende nën sekuestro.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur Darëzezë-Hoxharë Vlorë, është kapur një mjet lundrues Skaf me 2 shtetas italianë në bord:
1- A.D., 64 vjeç,
2- F.M., 65 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues Skaf   me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.
Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare. Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues.
Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY