Edi Paloka prish rutinën në PD, hedh pas krahëve Llallën dhe u...

Edi Paloka prish rutinën në PD, hedh pas krahëve Llallën dhe u sulet Topallit dhe Imamit

142
0
Shares

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.

I ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi ansjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës, nuk e mbrojmë”.  

Ai akuzoi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.

Paloka paralajmëron se opozita do vijojë protestat, ndërsa mesazhi i tij për Ramën ishte se s’do jetë asnjë ditë i qetë.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë. 

Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme. Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, tha Paloka.

Te “5 pyetjet nga Babaramo”, nënkryetari i PD, Edi Paloka kritikoi Jozefina Topallin dhe Arben Imamin të cilët përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit bënë thirrje të mos votohej Lulzim Basha.

Sipas tij, kjo nuk mund të bëhej nga dy zyrtarë të lartë demokratë, ndërsa me këtë argumentoi pse PD nuk do parashikojë në statut dorëheqjen e kryetarit nëse humbet zgjedhjet.

Brenda gjithë kohës në PD do ketë luftë që t’i zënë vendin Bashës apo kujto që do jetë. Atëherë i bie që të mos punojnë ose të punojnë kundër që t’i bëjnë gropën atij. 

U ngritën dy zyrtarë të PD (Topalli dhe Imami) dolën dhe thanë të mos votohet Parti Demokratike. Po pse bëhet kjo? Si mund të dalësh dhe të bësh thirrje mos voton PD-në se unë s’dua Lulzim Bashën”, tha Paloka.

“Nuk ka ende vendim për daljen bashkë në zgjedhje të PD-së dhe LSI-së”. Kështu u shpreh nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.

Numri dy i PD tha se nevojitet një front opozitar për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

“Nuk ka ende një hap zyrtar, por ka nevojë për një front opozitar për të përmbysur këtë qeveri. Është e domosdoshme. Nevojitet bashkimi i të gjithë forcave opozitare.

Rama është vetëm sot, s’ka as analistët tashmë, 2-3 kokrra ka tani, s’ka të tjerë më dhe veç këta e mbrojnë në media. Ne do studiojmë dhe gjejmë formulën më të mirë që do na çojë në fitore. Personalisht mendoj se bashkëpunimi është i domosdoshëm”. Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY