Vlahutin sërish ‘korrupton’ axhendën e Mogherinit në Tiranë

Vlahutin sërish ‘korrupton’ axhendën e Mogherinit në Tiranë

425
0
Shares

Ambasadorja e BE-së në Tiranë që ka përgaditur axhendën e Komisioneres së Jashtme të BE, Frederica Mogherini është përpjekur që të shmangë një takim biletaral të kreut të opzitës shqiptare Lulzim Basha.

Sipas një televizioni lokal në Tiranë që ka transmetuar edhe axhendën, thuhet se nuk ka takim dypalësh Basha-Mogherini, porse në këtë takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në emisionin ‘tonight’ gazetarja Ilva Tare tha se Mogherini do të ketë takime me Kryeministrin, Presidentin ndërsa në orën 11 të së mërkurës do të mbajë një konferencë për shtyp.

Gjatë ditës së martë rreth orës 16:30 minuta, do të jetë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave, raport i cili do t’i dërgohet edhe Presidencës dhe Kuvendit.

Kjo është hera e dytë që Vlahutin ndërhyn në protokollin konservator të lidershipit të Komisionit Evropian të cilët kryejnë takime vec qeverisë edhe me shefin e  opozitës. Më herët Basha e pat refuzuar një axhendë të tillë dhe vetë Vlahutin u detyrua të tërhiqet nga axhenda që synon të nënvlerësojë opozitën në Shqipëri. Kreu i opozitës Basha pat kërkuar që Vlahutin të largohen pas shkëmbimit të përshëndetjeve. Vlahutin priti në korridor deri në përfundim të takimit atë kohë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY