Flet Patozi/A mund të bëhej karrierë në PD nëse nuk donte Berisha?

Flet Patozi/A mund të bëhej karrierë në PD nëse nuk donte Berisha?

146
0
Shares

Teksa në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, po diskutohet rreth krizës në Partinë Demokratike dje opozitës sipas Astrit Patozit, ky i fundit u pyet nëse mund të bvëhej karrierë brenda PD-se nëse nuk donte ish-kryeministri Berisha.

Vasili:A mund të bëhej karrierë nëse nuk donte Sali Berisha brenda PD-së?”

Patozi: “Po mund të bëhet. Sali Berisha ka pasur në qeverinë e tij njerëz që nuk i kishte afër vetes, nuk dua të përmend emra. Në 2005 ka thërritur të gjithë ata njerëz që të vinin në PD dhe ata kanë ardhur. Ata erdhën se kishin besim dhe garanci.

Berisha me gjithë të mirat e të këqijat e tij nuk ka guxuar kurrë të godasi nervin e PD-së dhe të prishte ekuilibrat e saj, ashtu sikurse bëri Lulzim Basha që në momentin e zgjedhjes së tij”.

Me pas Patozi duke pershkruar Bashen tha se ai nuk ka qenë kurrë i gjithëpranuar, si edhe e akuzoi se po prish normat që mbajnë bashkë një organizatë politike.

Patozi:PD-ja në ’91 është më demokratike se 21 vite më vonë. Kjo është për të qarë për një parti politike. Sali Berisha me gjithë që ka qenë lider autoritar, por me një autoritet pothuajse të gjithë pranuar nga PD. Garantonte një demokraci të brendshme dhe stabilitet të garantuar. Basha nuk ka qenë kurrë i gjithëpranuar. Bashën e akuzoi publikisht për prishjen e normave që mban bashkë një organizatë politike. Këtë gjë Berisha nuk ka guxuar kurrë ta bëjë

hapur.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY