Tom Doshit i ndalohet hyrja në SHBA, vendimi i Sekretarit të Shtetit

Tom Doshit i ndalohet hyrja në SHBA, vendimi i Sekretarit të Shtetit

124
0
Shares

Departamenti Amerikan i Shtetit denoncon publikisht deputetin shqiptar Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë, njofton top channel.

Ligji parashikon që në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj janë përfshirë në korrupsion në nivele të larta, apo kanë shkelur të drejtat e njeriut, këtyre individëve dhe familjarëve të tyre të afërt nuk u lejohet të hyjnë në territorin amerikan.

Ligji gjithashtu kërkon që Sekretari i Shtetit të denoncojë publikisht, apo privatisht këta zyrtarë dhe anëtarë e familjeve të tyre.

Veç denoncimit publik të  deputetit Doshi, Departamenti gjithashtu denoncon publikisht bashkëshorten e tij, Xhovana Doshi dhe fëmijët e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY