EMRI & FOTO/ Patos, eksplozivi në makinën, ja çfarë deklaroi mësuesja në...

EMRI & FOTO/ Patos, eksplozivi në makinën, ja çfarë deklaroi mësuesja në polici

298
0
Shares

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar sot në Patos në orët e para të mëngjesit.

Burimet bëjnë me dije se makinës së cilës iu vu eksplozivi është në pronësi të  Eriselda Agalliut, mësuese te shkolla e mesme “Zhani Ciko”.

Mësohet se deri tani nuk ka asnjë motiv apo autor të dyshuar. Gjatë marrjes së deklarimeve ajo është shprehur se nuk ka konflikt me askënd.

Tritoli ka shpërthyer në orën 01:30, kur aja dhe djali i vogël 5 vjeçar kanë qenë në gjumë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maj”, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e shpërthimit, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY