Struktura e re e Policisë, polic për çdo lagje

Struktura e re e Policisë, polic për çdo lagje

282
0
Shares

Policia e shtetit do të ndryshojë strukturën e organizimit, duke vendosur një efektiv të posaçëm për çdo lagje. Gjatë prezantimit të strategjisë së re në Elbasan, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të policisë me komunitetin.

Krahas kontrollit të mirë të territorit ne synojmë një marrëdhënie të re në funksion të parandalimit midis oficerëve të policisë dhe komunitetit dhe posaçërisht midis oficerëve të dedikuar për komunitetin, shkurt oficerin e policisë së lagjes”.

Për Xhafaj kjo hap një epokë të re.

Komuniteti duhet ta dijë kush është polici që përgjigjet për të. Me kë do ta qajë hallin ai qytetari nëse ka një problem aty ku është duke banuar, apo aty ku është duke punuar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY