Flet avokati i Adriatik Llallës: Gënjeshtra, ju tregoj arsyen pse nuk mund...

Flet avokati i Adriatik Llallës: Gënjeshtra, ju tregoj arsyen pse nuk mund të arrestohet

182
0
Shares

vokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thotë se ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedim penal.

Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, tha Hazizaj për TemA.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria e Durrësit ka nisur prej kohësh hetimet ndaj tij.

I pyetur për aludimet se Llalla do të arrestohet, ai tha:

Unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin.

Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Ditët e fundit portalet e afërta me PD-në dhe LSI-në kanë shkruajtur se Llalla do të arrestohet brenda së martës.

Atoj e kanë paralajmëruar arrestimin e tij, jo për shkak të përfshirjes në veprimtari të dyshuara korruptive, por si hakmarrje të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për të treguar kështu, se këtu drejtësia do të vazhdojë të bëhet me urdhra nga lart.

Sokol Hazizaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY