FOTO/ Fatmir Xhafaj premton: Do ua nxijmë jetën…!

FOTO/ Fatmir Xhafaj premton: Do ua nxijmë jetën…!

143
2
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se në Elbasan janë dy tre grupe kriminale që njihen shumë mirë dhe po punohen për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të vihen para ligjit.

“Do ua nxijmë jetën” tha Xhafaj duke iu referuar jo vetëm këtyre dy grupeve kriminale të identifikuara në Elbasan por dhe grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Këtë deklaratë, ministri e bëri në Forumin e Sigurisë Publike në Elbasan.

“Brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjithë grupet kriminale që veprojnë në territorin  e Shqipërisë apo ushtrojnë veprimtari jashtë vendit. Jo vetëm i kemi evidentuar por në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurove të rretheve dhe krimeve të rënda kemi mundur të godasim një pjesë të rëndësishme. Janë 3 – 4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar , drejtues apo anëtarë të grupeve kriminale.

Besojmë fort dhe jemi shumë të përkushtuar policia e shtetit për ti ndëshkuar dhe vendosur përpara ligjit.

Kemi këtu dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë po punojmë për to për ti dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se cdo lloj krimineli. Policia ‘do tua nxijë jetën’ në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë”.

Drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e komunitetit për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetit.

Drejtori i policisë së Elbasanit nënvizoi se fokusi do të jetë siguria në shkolla dhe së shpejti do të vendosen oficerët e sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY