EMRI/ Itali, plaku 87-vjeçar i kërkon seks, shqiptari “i ikën mendja” e...

EMRI/ Itali, plaku 87-vjeçar i kërkon seks, shqiptari “i ikën mendja” e ther me thikë

406
0
Shares

“Ai e bëri atë propozim dhe më iku mendja. E godita me thikë, dy herë, pastaj me grushte në fytyrë. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur diçka e tillë”.

Kanë qenë këto fjalët e 23-vjeçarit shqiptar Marsel Selko, i cili u dënua nga drejtësia italiane me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Ai pranoi se në 23 nëntor të vitit të kaluar në një apartament në Montecatini kishte rrahur dhe plagosur me thikë një pensionist 87-vjeçar, i cili i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale.

Duke pasur frikë se ai do të vdiste, i riu shqiptar i mbuluar me gjak shkoi në stacionin e policisë për të kërkuar ndihmë.

Avokatja e tij mbrojtëse, Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes.

Ngjarja

Ngjarja është bërë publike edhe gjatë procesit të gjykimit.

Marsel Selko jetonte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ponte Buggianese. Atë pasdite pesë muaj më parë, menjëherë pasi u arrestua ai tregoi se kishte dhunuar të moshuarin pas ngacmimeve seksuale që i kishte bërë. E kishte njohur një ditë më parë (para se të ndodhte ngjarja) në afërsi të stacionit të autobusit.

Plaku 87-vjeçar i ishte afruar dhe kishte pyetur se çfarë bënte aty. Pas bisedës, pensionisti italian i kishte shprehur dëshirën t’i bënte shoqëri pasi ishte i vetëm. Shkëmbyen dhe numrat e telefonit dhe u ndanë. Marsel Selko ishte shprehur i gatshëm ta ndihmonte kur të kishte ai nevojë, shkruan gsh.

Ditën tjetër 87-vjeçari e kishte ftuar në shtëpi për kafe. Aty në kuzhinë ai kishte kërkuar më shumë nga i riu shqiptar, madje dhe duke e prekur. Në ato momente Marsel Selko nuk kishte duruar më dhe kishte sulmuar të moshuarin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY