Samir Mane tregon historinë me portalet dhe nënën: Kërkojnë 7 milionë lekë

Samir Mane tregon historinë me portalet dhe nënën: Kërkojnë 7 milionë lekë

455
0
Shares

Samir Mane, njeriu më i pasur në Shqipëri tregoi sonte te Xing me Ermalin një histori me portalet online. Sikurse tregoi milioneri, e ema i kishte kërkuar të kujdesje për disa shkrime që publikoheshin për bizneset e tij pasi ato shkrime mund të dëmtonin reputacionin.

Samiri i kishte shpjeguar së ëmës se shkrimet në portale bëhen pasi ato kërkojnë lekë.

‘Po sa lekë kërkojnë që të mos shkruajnë’, i kishte thënë e ema duke vijuar se duhej t’u jepte 200 mijë lekë. Samiri i kishte shpjeguar se nuk ngopen me 200 mijë, kërkojnë më shumë.

‘Po sa kërkojnë’, kishte pyetur ajo.

‘Kërkojnë 7 milionë’, ishte përgjigjur Samiri.

‘Atëherë të shkruajnë cfarë të duan’ i ishte përgjigjur ajo.

Binzesmeni i njohur shqiptar ishte i ftuar sonte në emisionin e Ermal Mamaqit në tvklan. Kohët e fundit ai ka shtuar daljet e tij në media në përpjekje për të shpjeguar se të pasurit shqiptarë nuk janë oligarkët shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY