PD mbledh kryesinë e madhe, Ristani prezanton propozimet për statutin

PD mbledh kryesinë e madhe, Ristani prezanton propozimet për statutin

115
0
Shares

Partia Demokratike ka mbledhur këtë pasdite kryesinë e saj për të diskutuar ndryshimet statutore bazuar në një raport që prezantohet nga Arben Ristani.

Më poshtë janë disa nga cështjet kryesore që do të diskutohen dhe pjesë e dokumentit të prezantuar nga Ristani:

Rekomandimet për ndryshime statutore, që po diskutohen në kryesinë e Partisë Demokratike.

Procesi eshte udhehequr nga dyparime:

  • Sigurimi i hapesirave dhe garancive demokratike ne parti
    • Perfshirja ne vendimarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

  • Propozimet e dala gjate analizes
    • Praktika e partive si motra ne Gjermani dhe Britani
    • Propozimet e dy flukse vete ndryshme, që kane paraqitur platfome politike dhe draft statut krejt te ri
    • Propozime individuale nga anetare, kryetare degesh dhe anetare te forumeve te partise.

Afrimi i vendimarrjes tek anetaresia.

  • Propozimi për përfshirjen e antarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrine anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrinvendimin përfundimtar.

• Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeveqendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) përvendimmarje të rëndësishme politike të partise, duke perfshire miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjite dhe programet politike dhe elektorale;

• Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisësë kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotesisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
• Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të parties, Komisioni Apelimit/ Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet qënë mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmeri për anetarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
• Standarte tetike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
• Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Eshte propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anetareve te KK, I pershtatur per kushtet tona nga modeli origjinal i Partise Konservatore Angleze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY