Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar arsyen e udhëtimit të tij drejt Vlorës, sot, ndërsa ka ndarë edhe një lajm, jo të mirë, me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Ndërsa ka bërë të ditur se në Vlorë shkoi për të tërhequr titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” akorduar për nënën e tij nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar se ajo nuk mundi të shkonte dot vetë, “për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon”.
Postimi i plotë i Edi Ramës në “Facebook”
I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës.🙏
Love you mom❤️Krenar për ty.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/