FOTO GALERI/ Kryebashkiakja Ademi, mesazh kryeministrit Rama: Shkodra të shpalli “non grata”,...

FOTO GALERI/ Kryebashkiakja Ademi, mesazh kryeministrit Rama: Shkodra të shpalli “non grata”, është vetëm fillimi

156
0
Shares

Kryetarja e Bashkise se Shkodres ka reaguar pas protestes se biznesit dhe PD-se ne kete qytet, i cili deklaroi se e shpalli kryeministrin Rama ‘non grata’.

Postimi i plotë i Voltana Ademit në “Facebook”

Qytetarët shkodranë si gjithmonë në krye të çdo ndryshimi në Shqipëri! Edhe sot qindra qytetarë protestuan kundër qeverisë dhe kryeministrit që po rrënon familjet shqiptare, po shkatërron biznesin, po detyron të rinjtë të braktisin vendin, që po burgos të pafajshëm dhe mbron kriminelë të veshur me imunitet.

Një falenderim i veçantë për biznesin e Shkodrës, i cili në shenjë solidariteti uli qepenat për ti thënë kryeministrit se janë kundër masave shtypëse, siç është TVSH për biznesin e vogël.

Nga Shkodra ka nisur lëvizja që do të shënojë rënien e një qeverie që do të mbahet mend gjatë si armike e shkodranëve e Veriut. Sot Shkodra e shpalli “non grata” Edi Ramën! Dhe është vetëm fillimi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY