“Edi Rama i çekuilibruar psikologjisht, u fsheh si frikacak sot nga shkodranët”

“Edi Rama i çekuilibruar psikologjisht, u fsheh si frikacak sot nga shkodranët”

217
0
Shares

Anulimin e vizitës në Shkodër nga kryeministri Edi Rama, e ka denoncuar sot edhe PD.

Jo vetëm kaq, por PD, zbulon edhe sekmën dhe skenarin “e rrufeshëm” të anulimit të kësaj vizite dhe të sajesës së vizitës së tij ën Vlorë.

“Edi Rama u fsheh si frikacak sot nga shkodranët, duke anuluar vizitën e bërë publike një ditë më parë nga mediat e kontrolluara prej tij.

I çekuilibruar psikologjisht, për shkak të protestave që po e ndjekin deri te dera e shtëpisë, Edi Rama gënjeu sot publikisht shqiptarët, kur tha se nuk kishte në plan të shkonte në Shkodër, por në Vlorë.

Kryeministria e ka shpërndarë njoftimin për axhendën e Edi Ramës në Shkodër te disa nga gazetarët që mbulojnë aktivitetin e Ramës, tek Partia Socialiste e Shkodrës dhe deputetët e saj.

PD u bën thirrje mediave të publikojnë mesazhet e shpërndara nga kryeministria, të jenë në lartësinë e misionit të tyre për të informuar publikun me vërtetësi dhe paanshmëri.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot as frikën e Ramës as nga shqiptarët, as faktin se, në çoroditje e sipër nga protesta e shkodranëve, gazetarët e Vlorës u lajmëruan me urgjencë nga Bashkia për praninë e Ramës në ceremoni vetëm 10 minuta para nisjes së saj”, denoncon dhe zbulon skenarin PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY