Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë, si autor i dyshuar i një aksidenti automobilistik.
Mësohet se 20-vjeçari Ardit Xhakrosa ka përplasur me automjetin e tij një 17-vjeçare. Aksidenti ndodhi te vendi i quajtur “Kryqëzimi i spitalit” në Burrel.
I riu, që drejtonte një automjet tip “Mercedez Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar 17-vjeçare A. K., e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
Pas kësaj, 17-vjeçarja është transportuar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/