PD mbështet goditjen ushtarake ndaj Sirisë: Legjitime përpjekjet për siguri dhe paqe

PD mbështet goditjen ushtarake ndaj Sirisë: Legjitime përpjekjet për siguri dhe paqe

142
0
Shares

Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri.

Sipas PD, përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi  se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në përpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY