Berisha jep detaje te reja nga sherri me Vlahutin

Berisha jep detaje te reja nga sherri me Vlahutin

205
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha ka dhpjeguar edhe me tej debatin me ambasadoren e BE ne Tirane pas prononcimit te shkurter te zyres ne Tirane.

Sqarim:

Lidhur me nje deklarate te zedhenesit te delegacionit te Bashkimit Europian ne Tirane, i pyetur nga media per te komentuar deklaratat e mia ne intervisten televizive dhene gazetares Mirela Milori ne televizionin ABC, duke shprehur konsideraten time te palekundur per Delegacionin sqaroj dhe nje here sa vijon:

Ne vitin 2015 ambasadori i njerit prej vendeve kryesore, me shume se nje here eshte shprehur se ambasadorja Romana Vllahutin i ka kerkuar Prokurorit te Pergjithshem Adriatik Llalla arrestimin e Sali Berishes dhe se ai e kishte konsideruar absurd nje akt te tille, dhe se kete ia kishte shprehur dhe ambasadores.

Kete çeshtje une e kam bere publike se paku edhe dy here te tjera dhe asnjeri nuk e ka pergenjeshtruar.

Personalisht, ndonese nuk mund ta merrja kete si trillim, e kam injoruar totalisht si nje akt militantesk e qesharak. Kam menduar se zonja Vllahutin, si mikeshe e afert e Edi Rames mendon se ne kete menyre e ndihmon ate.

Rreth nje vit me vone Presidenti i Republikes, Bujar Nishani eshte informuar zyrtarisht nga Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per kerkesen e paraqitur ne zyren e tij nga Ambasadorja Vllahutin per arrestimin e Sali Berishes.

Presidenti Nishani ka thirrur ne zyre Ambasadoren Vllahutin per sqarime lidhur me kete veprim te saj dhe zonja ambasadore ka mohuar ne menyre kategorike qe ajo te kete bere nje kerkese te tille.

Pas kesaj, diplomat i rendesishem i akredituar ne Tirane me ka njoftuar se ambasadorja kerkon te me sqaroj per kete problem. Une e kam konsideruar te panevojshem nje sqarim nga ana e saj per kete çeshtje. Te gjesh te verteten per nje bisede te zhvilluar midis dy personave, pothuaj eshte e pamundur.
Por natyrisht per mua bente dallim fakti se ky informacion tani kishte dy burime.

Me kete rast dua te siguroj Delegacionin e BE ne Tirane se qendrimet e mia publike ndaj aferes se kontrates se Viles ne Mullet, te blere me 4700 euro metrin katror, pra mbi tre here nga çmimet ekzistuese ne zone, te bera publike ne mediat e vendit dhe te huaja, nuk kane absolutisht asnje lidhje me problemin e mesiperm.

Ato kane ne baze bindjen time se aferat e dyshimta duhen hetuar kudo qe shfaqen.

Se fundi, lidhur me problemin celulareve une e kam konsideruar vertet te vajtueshem nje pretendim te tille, por siguroj se kam bere publike vetem ate qe eshte thene nga burime tejet serioze, pa shtuar absolutisht asnje fjale apo presje! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY