DETAJE/ Sulmi me armë në Fier, ja si i shpëtuan Boriçët

DETAJE/ Sulmi me armë në Fier, ja si i shpëtuan Boriçët

153
0
Shares

Autorët e sulmit të para tri ditëve në Fier ende nuk janë kapur, ndërsa mësohet se si shpëtuan Boriçajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, nipi i pronarëve të lokalit, i cili është kamerier, tregoi se para se të qëllohej ai vërejti lëvizje të dyshimta.

Kamarier te dajat, ai bërtiti, “Largohuni se do na qëllojnë, do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriçi dhe klientët u fshehën ne ambientet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave.

Rreth 20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriçët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë i tha ABC News kjo dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes

Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY