DETAJE/ Fier, zbardhet shkaku i aksidentit tragjik me 3 të vdekur

DETAJE/ Fier, zbardhet shkaku i aksidentit tragjik me 3 të vdekur

173
0
Shares

Policia e Fierit ka zbardhur shkakun e aksidenti të rëndë me tre viktima të ndodhur më 9 Prill në aksin Levan – Tepelenë. Drejtuesi i mjetit ishte përgjumësh dhe po udhëtonte me 150 km në orë. Ky është shkaku i ngjarjes së rëndë, sipas ekspertizës së grupit hetimor.

Një shpejtësi shumë e madhe në një rrugë që lejohet vetëm me 80 km në orë nuk i ka dhënë mundësi shoferit të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur atë disa metra larg nga rruga kryesore.

Në timon të fuoristradës “Suzuki” ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj. Kurse dy të tjerët, kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut, francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Varibop në rrugën drejt Levanit.

Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë ktheheshin nga dasma dhe do të udhëtonin drejt Greqisë. Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY