KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva për 200 milionë lekë

KPK shkarkon gjyqtarin Besim Trezhnjeva për 200 milionë lekë

163
0
Shares
Besim Trezhnjeva ne seancen e KPK-se

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh.

Dy ditë më parë, KPK zhvilloi seancën dëgjimore me gjyqtarin, ku doli në përfundimin se Trezhnjeva nuk justifikon pasurinë prej 20 milionë lekësh, si dhe është pronar i dy apartamenteve në Tiranë, për të cilët nuk justifikon burimin e pasurisë.

Nga ana e tij, gjyqtari Trezhnjeva pretendon se nuk i është llogaritur asnjë e ardhur në vitet 1981 – 1994.

Më parë, në “lupën” e Vetting-ut ka rënë dhe gjyqtarët Fatos Lulo dhe Vitore Tusha të Gjykatës Kushtetuese. Fatos Lulo nuk e kaloi procesin e rivlerësimit, duke u bërë ‘kurban’ i Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa nga ana tjetër, gjyqtarja Vitore Tusha rezultoi e pastër, duke vijuar e lirë detyrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY