Edi Rama: Ditmir Bushati gaboi. Nis lavazhin e ndjekësve në Facebook

Edi Rama: Ditmir Bushati gaboi. Nis lavazhin e ndjekësve në Facebook

187
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot përjashtimin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati nga parlamenti bashkë me 6 deputetë të opozitës.

“Ditmir Bushati reagoi sot instinktivisht ndaj nje agresioni të shëmtuar dhe gaboi!Kërkoi ndjesë publike e prapëseprapë u ndëshkua.Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJESOJ SI ATA që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!”, shkruan Rama.

Bushati u përfshi sot në sherret brenda sallës së Parlamentit duke hedhur ujë mbi deputetët e opozitës nga paneli i ministrave.

Ndërkaq fill pas këtij postimi në Facebook, Rama ka nisur polemikat me mbështetesit e tij. Ai ka kërkuar tu mbushë mendjen se sot paguhen më pak taksa se 5 vjet më parë. Në fakt Rama flet vazhdimisht për taksën mbi pagat ndërkohë që nuk pëmend asnjëherë tarifat e shtuara të ujit, energjisë elektrike, transportit, taksat e pronës, gjelbërimit, tabelave, taksat e fshehura në mallra të ndryshëm si karburanti dhe taksën tjetër të kudogjendur që është 15% mbi të ardhurat personale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY