DEBATET/ Zyrtari i DASH para Kongresit: Kemi bashkëpunuar me Sorosi-n në Shqipëri…

DEBATET/ Zyrtari i DASH para Kongresit: Kemi bashkëpunuar me Sorosi-n në Shqipëri…

153
0
Shares

Shqipëria është përfshirë këto ditë nga ethet e një debati për ndërhyrjen e miliarderit George Soros në politikën shqiptare në mbështetje të Partisë Socialiste.

Në fakt shtysë për këtë debat është bërë një raport nga një organizatë konservatore amerikane, Judicial Watch, që thekson se paratë e taksapaguesve amerikanë kanë shkuar për të forcuar kontrollin e socialistëve ndaj gjyqësorit.

Por një debat i tillë është zhvilluar edhe rreth një vit më parë në Kongresin amerikan, në një seancë dëgjimore të rëndësishme për Ballkanin.

Seanca titullohej “Ballkani, kërcënimet për paqen dhe stabilitetin” dhe mbahej nga Nënkomisioni për Europën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja.

Drejtues i këtij komisioni është kongresmeni Dana Rohrabacher.

Ai zhvilloi një debat me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee.

Hoyt Brian Yee: “Akuzat ndaj zotit Soros dhe organizatave të tij janë thellësisht të ekzagjeruara. Dua të bëj të qartë në këtë komision, se përpjekjet e SHBA dhe të BE janë të tyret. Me fjalë të tjera, nuk jemi nën ndikimin e asnjë personi, asnjë institucioni, jo zoti Soros apo diksuh tjetër. Përkundrazi, e kundërta është e vërtetë, inidividët dhe OJQ-të janë duke promovuar atë që ka mbështetur Bashkimi Europian dhe SHBA, pra avancimin e reformave si sundimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, forcimi i mediave të lira, forcimi i gjyqësirt të pavarur dhe forcimi i shoqërisë civile. Pra, kemi pasur njëfarë bashkëpunimi. Ka pasur mbështetje për disa projekte, por në një nivel shumë më të vogël se ç’mund ntë besojnë disa njerëz, nisur nga narrativa që po qarkullon këto ditë për ndikim të jashtëzakonshëm të Soros.

Dana Rohrabacher: Pra, po konfirmoni se ka pasur bashkëpunim me projektet e Soros, por nuk janë të ekzagjeruar.

Hoyt Brian Yee: Ne nuk po imponojmë preferencat tona për një parti ose për një tjetër.

Dana Rohrabacher: Por po ndërhyjmë, apo jo?

Hoyt Brian Yee: Nuk do të…

Dana Rohrabacher: Pra po thoni që dhënia e parave që shkon për të ndihmuar një palë për të organizuar këtë grup njerëzish apo atë grup njerëzish, edhe pse nuk është ditë zgjedhjesh, nuk është ndërhyrje?

Hoyt Brian Yee: Do të thoja që jo, zotëri. Nuk shkon, e gjithë ndihma nuk shkon për një palë apo për një grup qytetarësh. Shpërndahet në mënyrë jopartiake, që është përkrahëse e shoqërisë civile apo sektorëve të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY