Ambasadori Donald Lu përfundon takimin në Presidencë me Ilir Metën

Ambasadori Donald Lu përfundon takimin në Presidencë me Ilir Metën

114
0
Shares

Për rreth 55 minuta ambasadori amerikan Donald Lu mbajti një takim me  presidentin Ilir Meta. Takimi i nisur në presidencë rreth orës 12:50 vijoi deri nga ora 13: 45 minuta.

Nuk ka detaje se çfarë u diskutua por një ditë më parë  media publikoi një shkresë që ish prokurori Adriatik Llalla i kishte shkruar Kongresit Amerikan ku shprehej se Lu i kishte kërkuar atij arrestimin e Ilir Metës,  në kohën kur ishte kryetar i Parlamentit.

Menjëherë më pas erdhi dhe reagimi i ambasasdorit të SHBA-së, Donald Lu i cili e konsideroi gënjeshtër

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”

Madje qëndrimin e Llallës, ambasadori Lu e konsideroi dhe si një ofendim për presidentin Meta dhe për popullin shqiptar.
“Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, përfundoi reagimi i ambasadorit.

Po dje në raportin e Freedom House thuhej se “arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”.

Në përgjigje të interesimit të mediave zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:  Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY