Freedom House reagon ndaj Presidencës: Korrupsion dhe kapje e shtetit ne Shqipëri

Freedom House reagon ndaj Presidencës: Korrupsion dhe kapje e shtetit ne Shqipëri

111
0
Shares

Me kërkesë të Zërit të Amerikës, Freedom House reagoi të mërkurën lidhur me komentet e bëra sot nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta rreth raportit të publikuar nga organizata. Ja reagimi i plotë i Drejtorit të Komunikimit në këtë organizatë, Robert Ruby:

“Ne inkurajojmë të gjitha palët ta lexojnë të gjithë raportin, i cili përfshin shqetësime të hollësishme rreth korrupsionit dhe kapjes së shtetit në Shqipëri mes aktorëve të shumtë në sferën politike, rreth përparimit të ngadalshëm në krijimin e institucioneve të nevojshme për luftën kundër korrupsionit dhe rreth një kornize të pamjaftueshme për të siguruar pavarësinë e këtyre institucioneve. Freedom House është një institucion jopartiak dhe konkluzionet e saj pasqyrojnë analizat që ajo bën vetë.”

Në raportin e saj vjetor, organizata thoshte se lufta kundër korrupsionit mori një goditje me zgjedhjen e zotit Meta në krye të vendit me votat e Partisë Socialiste. Një zëdhënës i zotit Meta shprehu keqardhje, duke thënë se raporti i Freedom House është keqpërdorur “në funksion të axhendave të njëanshme politike në Shqipëri”./voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY