Ambasadori Lu për arrestimin e Metës, ja cfarë tha sot për Adriatik...

Ambasadori Lu për arrestimin e Metës, ja cfarë tha sot për Adriatik Llallën

237
0
Shares
Ambasadori amerikan në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me letrën e Prokurorit Adriatik Llalla dërguar kongresit amerikan ku ndër të tjera thuhet se ambasadori kërkoi arrestimin e Ilir Metës.
Letra u publikua fillimisht sot nga lapsi.al dhe më pas nga disa media në Tiranë.
Ambasadori Donald Lu tha se Llalla gënjen dhe se ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg, ndërsa u përgjig në një pyetje për neës24.
“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për tu habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendtit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” deklaroi Lu në reagimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY