DETAJE/ Si u identifikua autori i vrasjes së Mario Majollarit, e kaluara...

DETAJE/ Si u identifikua autori i vrasjes së Mario Majollarit, e kaluara dhe dyshimet për fshehjen e tij

260
0
Shares

Policia konfirmoi sot se Kastriot Gjuzi është autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Marjo Majollari për hakmarrje.

Por si arriti policia të shkonte në gjurmët e tij?

Mësohet se menjëherë pas identifikimit të viktimës, është ngritur edhe pista e hetimit për hakmarrje, për shkak të dy vrasjeve që kishte bërë babai i viktimës, Avni Majollari 18 vite më parë, e tani ndodhet në burg duke vuajtur dënimin përjetë.

Policia dje ka shkuar në banesat e familjarëve të viktimave të vitit 2000 dhe Kastriot Gjuzi nuk ndodhej aty.

Pas pyetjes së dëshmitarëve okularë dhe provave të tjera për të cilat nuk shprehet për shkak të sekretit hetimor, policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar dhe ta shpallë atë në kërkim.

Emri i tij është shpërndarë edhe në pikat e kalimit kufitar, pasi ekziston frika se ai mund të largohet nga Shqipëria.

Gjuzi për shumë vite ka jetuar në Itali dhe s’kishte shumë kohë që ishte kthyer në Shqipëri.

Policia tha se Gjuzi është person me precedentë penalë, i dënuar më parë. Por deri tani mësohet se ndalimi i vetëm që i është bërë nga policia është në qershor të vitit 2015 kur është kapur duke drejtuar një motor pa leje drejtimi.

Mario Majollari

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY