Banka Botërore përkrah biznesin e vogël: Vendosja e TVSH-së nuk do të...

Banka Botërore përkrah biznesin e vogël: Vendosja e TVSH-së nuk do të sjellë të ardhura

133
0
Shares

Ekspertët e Bankës Botërore janë shprehur skeptikë sot lidhur me uljen e pragut të TVSH-së te biznesi i vogël nga 5 në 2 milionë lekë.

Gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Hilda Shijaku, eksperte e Bankës, tha se barra administrative për ta mbledhur TVSH-në te biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.

Ekspertët e Bankës theksuan se ata nuk kanë informacion për rritje të kostove te biznesi.

Qëndrimi i Bankës Botërore është pak a shumë në të njëjtën linjë me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së, në Shqipëri, Jens Reinke, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”, ka pohuar ai.

Megjithatë qeveria vijoi me planin e saj dhe TVSH për biznesin e vogël filloi të zbatohej më 1 prill, duke ngjallur pakënaqësi të shumta te sipërmarrjet e vogla, që disa herë kanë mbyllur qepenat në formë proteste.

Ndërsa ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka këmbëngulur se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit. Sipas ministrit, kjo reformë nuk ka në fokus të gjenerojë të ardhura nga biznesi i vogël, por saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh. Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY