Dashi
Në dashuri do të shfrytëzoni momentet e pakta me partnerin. Gjithçka që nuk ka ecur sipas planeve tuaja në marrëdhënien në çift, sot mund të rivlerësohet nëse paraqitet një situatë e re. Beqarët pa e kuptuar gjatë takime që do realizojnë mund të përjetojnë emocione pa fund dhe të gjejnë personin e ëndrrave. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet. Do të keni kontrollin e situatave në punë, kur një kolegu juaj do t’ju tërheqë drejt një gabimi.
Demi
Me kalimin e Hënës në shenje ju të dashuruarit do të bëheni shumë të dashur me njerëzit që ju rrethojnë dhe partnerin/en. Nuk do të ndaleni në surpriza. Beqarët do kenë shumë takime, dhe do e ndjejnë veten të plotësuar pasi do ju rrahë zemra fort për një person që do njohin. Financat do kenë përmirësime. Në vend të punës, dëshira për të gjetur veten është parësore.
Binjakët
Ditë e bukur kjo e sotmja për ju të dashuruarit, e mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri/ja është kujdesur për një surprizë të veçantë për ju. Beqarët do realizojnë takime interesante, ku për disa priten ndryshime pozitive për të ardhmen. Sot do të eliminoni shoqëritë negative që ju rrethojnë. Financat do përballen me probleme serioze, tregohuni të matur me shpenzimet. Në ambientin e punës do t’i thoni një kolegut tuaj atë që mendoni me shumë qartësi.
Gaforrja
Një ekuilibër perfekt midis dashurisë dhe karrierës sot do të bëjë që ju që jeni në një lidhje dashurie të jeni epiqendra e shumë situatave interesante. Sjellja juaj jo e sinqertë do t’ju vëjë përballë me partnerin. Beqarët do kenë një ditë rutinë, ku takimet që do realizojnë sot nuk do falin emocione. Financat do përmirësohen ndjeshëm, e gjithë kjo falë menaxhimit tuaj. Në punë, dikush do t’ju bëjë një qortim të mprehtë, por ju do të jetë gati për t’iu kundërvënë me arsyet tuaja.
Luani
Sot duhet t’ja dilni mbanë vetë një problemi që mund të lindë në marrëdhënien tuaj në çift. Në aspektin e ndjenjave do të ndryshoni strategji. Edhe pse jeni dyshues në aftësitë tuaja, do ja dilni. Beqarët do kenë një ditë me fat sot në dashuri dhe ndryshimet do varen vetëm nga ata. Në planin financiar bëni mirë të kufizoni shpenzimet për të shmangur problemet. Do të keni mundësi të rriteni ekonomikisht në sajë të meritës suaj profesionale.
Virgjëresha
Nisma juaj mund të shkaktojë keqkuptime, duhet të përpiqeni të jeni sa më të qartë që të jetë e mundur. Ndjeheni disi të zhgënjyer nga partneri/ja sot sepse nuk ka të njëjtin përkushtim si ju në lidhje. Mbase ngaqë karakteret tuaja ndryshojnë. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime interesante nuk do ndihen gati për të hedhur hapa. Problemet me financat do i përkasin të shkuarës. Në vend të punës do të rinovoni një marrëveshje.
Peshorja
Sot dita paraqitet shumë e këndshme për ju që jeni çift, saqë në momente të caktuara do t’ju duket sikur keni ikur përsëri me pushime. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo gjë vetëm për të ndryshuar statusin, pasi ndjehen mjaft të vetmuar. Nuk do të dini të silleni me një person që është shumë inatçi. Duhet të rrini të qetë dhe nuk duhet të bini në grackat e tij. Në planin financiar nuk do keni probleme, mund të kryeni edhe shpenzime.
Akrepi
Në fushën e ndjenjave do të keni pretendime. Sot do të mbizotërojë ndjenja e xhelozisë në ditën tuaj. Edhe për situatë shumë të pafajshme do të bëni fajtor partnerin/en. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë sot dhe do bëjnë për vete këdo që mund të pëlqejnë. Kujdes me shpenzimet, parashikohen disa probleme në të ardhurat tuaja financiare. Do të jeni të lumtur me rezultatet që keni arritur në punë, që përputhen edhe me synimet tuaja.
Shigjetari
E keni nisur ditën me shumë vrull dhe po kështu do ta përfundoni. Dikush afër jush do t’ju surprizojë me një veprim të papritur, por pozitiv. Keni energji pa fund dhe iniciativat e reja që keni ndërmarrë po ju pëlqejnë. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë në takime, prandaj do mbyllen në shtëpi me vetminë e tyre. Financat do jenë të mira, do dini si t’i mbani të ekuilibruara. Në vend të punës, mos nënvlerësoni instinktet tuaja ato ju rekomandojnë gjërat e duhura.
Bricjapi
Sot do të keni një sens praktik që do t’ju ndihmojë të mos bëni gabime. Duhet të jeni më konkretë në planet dhe punët tuaja që lidhen me të ardhmen në çift. Shumë ide dhe mendime nuk po arrini ti konkretizoni në praktikë. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, pritet të përjetojnë disa ndryshime rrënjësore në jetën e tyre. Financat do kenë ndikimin pozitiv të Diellit. Në ambientin e punës do të merrni një vendim të rëndësishëm.
Ujori
Në dashuri nuk duhet të lodheni për të marrë atë që doni. Çdo gjë shkon mirë me partnerin/en dhe miqtë tuaj, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për punën. Sot duhet të përdorni të gjitha armët tuaja për të zgjidhur një problem në punë. Po ndjeni që keni nevojë për pak ndihmë. Beqarët edhe pse do kenë tërheqje të mëdha nga disa persona që do takojnë frika nuk do i lërë të hedhin hapa. Financat nuk do jenë aspak të mira, përgatituni për disa probleme serioze.
Peshqit
Yjet ju këshillojnë që sot të mos jeni shumë idealistë dhe të zbrisni me këmbë në tokë. Do të merrni një mesazh mjaft të qartë nga personi juaj i zemrës. Pritet të hidhet një hap më shumë në lidhjen tuaj. Beqarët ndihen mjaft mirë me veten dhe statusin që kanë, prandaj krijimi i një lidhje dashurie nuk bën pjesë për momentin në planet e tyre. Financat do jenë disi delikate, çdo gjë do varet nga menaxhimi juaj. Në vendin e punës duhet të mashtroni me shumë mjeshtëri që të shkëlqeni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/